Me moton “Mendo në mënyrë kritike, përpilo gjithë rrëfimin”, duke filluar nga sot dhe deri më 1 Nëntor, në organizim të Rrjetit për arsim medial mbahen Ditët e Arsimit Medial 2022. Në këtë mënyrë vendi ynë, për të katërtin vit me radhë kyçet në javën Globale të arsimit medial dhe informativ të UNESCO-s.
Drejtori I Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale, Zoran Trajçevski, njoftoi se konform programit, do të organizohen një sërë punëtorish, debate dhe diskutime, prezantime, ekspozita që do të fokusohen në aspekte të ndryshme të arsimit medial.
“Në këtë mënyre Agjencia vazhdon të jetë proaktive në promovimin e Arsimit mediatik në vend, angazhimi i njohur edhe nga Komisioni Evropjan në Raportin e progresit të vendit tonë për vitin 2022”, deklaroi Zoran Trajçevski-drejtor i ASHMAA.
Këtë vit, për herë të parë është kyçur edhe program I filmit I ndarë në dy pjesë. Një pjesë e programit të filmit u dedikohet personave me nevoja të posaçme, kurse pjesa tjetër për nxënësit e shkollave fillore nga klasa gjashtë deri të nëntën./KlanMacedonia/
Gazetar: Avni Tahiri