Policia zvicerane ka ndaluar plaçkitësin e dyshuar në vendin e krimit së bashku me mallin e vjedhur.
Të shtunën, më 22 tetor 2022, pak pas orës 16:00, një patrullë nga Policia Kantonale e Solothurnit ka arritur të ndalojë një shtetas 42-vjeçar maqedonas para një depoje në Neuendorf pas indikacioneve për një vjedhje tinzare.
Plaçkitësi i dyshuar mbante mall në vlerë prej disa dhejtëra mijëra frangash dhe u ndalua pa bërë rezistencë. Policia e arrestoi për hetime të mëtejshme.