Rishi Sunak, do të jetë personi i parë me ngjyrë që do të jetë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Poashtu Sunak që është 42 vjeçar, është personi më i ri që ka marrë detyrën e shefit të ekzekutivit në më shumë se 200 vjet në Britani.
Kryeministri i ri britanik është me prejardhje indiane. Ai u zgjodh për herë të parë si deputet në vitin 2015 dhe kaloi dy vjet në këtë pozitë, gjatë të cilave Brexit dominoi agjendën politike. Sunak, mbështeti largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian gjatë referendumit të vitit 2016.
Ai më pas u bë ministër në qeverinë e Theresa May. Ishte Boris Johnson ai që i dha Sunak rolin e tij të parë të madh në qeveri kur e emëroi për herë të parë si kryesekretar të Thesarit në 2019 dhe kancelar në 2020-ën, raporton CNN.
Sunak fitoi popullaritet gjatë javëve të para të pandemisë kur zbuloi një plan të gjerë mbështetjeje për ata që nuk janë në gjendje të punojnë gjatë bllokimit.
Por skandali “Partygate” që rrëzoi Boris Johnson gjithashtu njollosi reputacionin e tij dhe ai u bë rival me Johnson pasi u largua nga qeveria e tij në fillim të këtij viti.
Sunak, ka mbetur i ngushtë në planin e tij politik në ditët e fundit, por ai u pa si më i moderuari nga dy kandidatët në garën e fundit të lidershipit gjatë verës. Krahasuar me Liz Truss, ai mbajti një qëndrim më të butë për çështjet si Brexit dhe ekonominë në vend.