KRIZA ENERGJITIKE DHE DIALOGU KOSOVË-SERBI PJESË E TURIT BALLKANIK TË URSULA VON DER LEYEN
Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Manner ka deklaruar se përballja me krizën energjitike dhe finalizimi i dialogut Kosovë Serbi janë në qendër të turit ballkanik të Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen që nis këtë të enjte.
Zëdhënësi i KE-së Eric Manner tha se duke hapur këtë vit negociatat me Shqiperinë dhe Maqedonia e Veriut me procesin e rishikimit te legjislacionit është konfirmuar prespektiva evropiane e rajonit.
Ndërkaq Peter Stano zedhënës i shefit të diplomacisë evropiane Borrell hodhi poshtë spekullimet rreth marrëveshjes finale Beograd-Prishtinë duke nënvizuar se të 27 shtetet anëtare pavarësisht se 5 prej tyre nuk e njohin Kosovën janë në një qëndrim se sa më shpejt palët duhet të arrijnë në kompromis./KlanNews