“PAKO FINANCIARE PREJ 1 MILIARDË EURO PËR GJASHTË VENDET”
Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, paralajmëroi se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, personalisht do ta prezantojë pakon për mbështetje energjetike, me të cilën BE-ja do t`i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor. Më 26 Tetor, fon der Lajen do të qëndrojë në Shkup, më 27 Tetor në Prishtinë dhe Tiranë, 28 Tetor në Beograd dhe 29 Tetor në Podgoricë. Turneun ballkanik e paralajmëroi gjatë Samitit të Pragës, ku tha se Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e familjes evropiane.
Nuk është risi kërkesa për ndihmë në përballjen me krizën energjetike. Që në fillim të shtatorit, në Samitin e “Ballkanit të Hapur” që u mbajt në Beograd, Kovaçevski, Rama dhe Vuçiqi paralajmëruan se do të kërkojnë mbështetje nga BE-ja.
Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi që BE-ja lidhur me krizën energjetike, të mos e përsëris sjelljen ndaj Ballkanit Perëndimor sic ishte demostruar gjatë pandemisë së COVID-19.
Më 19 Tetor Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nënshkroi letrën me kërkesë për ndihmë nga Komisioni Evropian për përballje me pasojat nga kriza energjetike, prej të cilëve, një pjesë ka të bëjë për mbështetjen e kategorive të cënueshme, por edhe tjerëve.
Detajet e ndihmës nga ana e BE-së ende nuk dihen, por në komunikatën e Ministrisë së Jashtme për takimin Osmani – Varhelji të 21 Tetorit, në margjinat e takimit të Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, thuhet se “Varhelji ka paralajmëruar pakon financiare prej 1 miliardë euro për rajonin, për amortizimin e efekteve nga kriza energjetike”.
Angazhimi i përforcuar evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor konfirmohet edhe nga Presidenti I Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Ai në Tuitter njoftoi se samiti I ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor do të mbahet më 6 Dhjetor në Tiranë.