Si ndikon klima në qarkullimin global të ujërave

Shirat e musoneve dhe thatësirat janë të lidhura me njëra tjetrën: të dyja janë pjesë e qarkullimit të ujërave në tokë. Ndryshimi i klimës e dëmton këtë sistem që mundëson jetën në planet.

Çfarë është qarkullimi i ujërave?

E thënë thjeshtë, qarkullimi i ujërave, quajtur edhe cikli hidrologjik, është procesi me të cilin ujërat e botës lëvizin nëpër tokë, oqeane dhe atmosferë. Qarkullimi i ujit në tri gjendjet natyrore, në formë gazi, të lëngshëm, ose të ngurtë, kujdeset që rezervat e ujit që na duhen neve dhe qenieve të tjera për jetën të rinovohen vazhdimisht.

97 përqind e rezervave ujore të botës janë të kripura. Vetëm tre përqind janë ujë i ëmbël, ujë që pijmë, uji me të cilin lahemi ose ujisim në bujqësi. Por pjesa më e madhe e këtij uji është e paarritshme, e futur thellë në tokë në akuifer ose e ngrirë në akull. Vetëm një përqind e gjithë rezervave ujore të tokës është në dispozicion për të mundësuar jetën mbi tokë.

Si funksionon qarkullimi i ujërave?

Monsunzeit in IndienImazh nga sezoni i shirave muson në Indi (23.07.2021)

Uji i liqeneve, lumenjve, detrave dhe oqeaneve ngrohet vazhdimisht nga dielli. Kur sipërfaqja e ujit ngrohet, uji avullon dhe kthehet në avull që shpërndahet në atmosferë. Era mund ta përshpejtojë këtë proces avullimi. Edhe bimët japin avuj uji nëpërmjet poreve të gjetheve dhe degëve, gjë që quhet transpiracion.

Sopo avujt e ujit përfundojnë në ajër, ato ftohen dhe kondensohen. Kjo do të thotë që avujt grumbullohen rreth grimëzave që qëndrojnë pezull të pluhurit, tymit dhe lëndëve të tjera, duke krijuar kështu retë. Këto re lëvizin përreth planetit në grumbuj horizontalë, të ashtuquajturat fashat atmosferike. Ato janë element i rëndësishëm për qarkullimin global të sistemeve të motit.

Kur mblidhjet sasi e mjaftueshme e avullit ujor, pikat e ujit bashkohen me njëra tjetrën tek retë që qëndrojnë pezull duke u bërë gjithnjë e më të mëdha. Deri sa rëndohen shumë dhe bien në tokë në formë shiu, ose bore apo breshëri, në varësi të temperaturës së ajrit. Këto reshje mbushin lumenjtë, liqenet dhe ujërat e tjerë dhe cikli fillon nga e para.

Nën ndikimin e forcës së rëndesës dhe presionit ky ujë infiltrohet edhe në tokë, ku mblidhet në rezervuarët nëntokësorë ose në akuiferë. Me një proces që quhet rrjedhë e ujërave nëntokësore, ai vazhdon të lëvizë në thellësi, nganjëherë për mijëra vjet me radhë, deri sa më në fund përfundon sërish në një nga ujërat duke u futur sërish në cikël.  

Si dëmton ndryshimi i klimës qarkullimin e ujit 

Rezultatet e fundit studimore tregojnë se si qarkullimi i ujit në disa pjesë të botës është përshpejtuar për shkak të ndryshimit të klimës të shkaktuar nga njeriu. Temperaturat më të larta nxehin pjesën e poshtme të atmosferës dhe rrisin avullimin.

Kështu në ajër përfundon më shumë avull uji. Më shumë ujë në ajër do të thotë propabilitet më i lartë për reshje, shpesh në formë stuhish intensive, të paparashikueshme. Anasjelltas, shtimi i avullimit mund të rrisë thatësirën në territoret, që kanë tendenca thatësire, sepse në vend që të qëndrojë në tokë, ku dhe nevojitet, uji përfundon në atmosferë.

Një studim aktual i studiuesve të Institutit për shkencat detare në Barcelonë të Spanjës, tregon se si ndryshimi i klimës përshpejton ciklin e qarkullimit të ujrave. Për këtë gjë u analizua sasia e kripës në sipërfaqe të detrave, i cili rritet me shtimin e avullimit.

“Përshpejtimi i qarkullimit të ujrave ka efekte si mbi oqeane ashtu edhe në kontinent, ku stuhitë bëhen gjithnjë e më të forta”, thotë në një deklaratë për shtyp Estrella Olmedo, autorja kryesore e studimit. “Këto sasi të rritura uji që qarkullojnë në atmosferë, mund të shpjegojnë edhe shtimin e reshjeve të shiut, që shihen në disa vende polare.” Fakti që atje bie shi në vend që të bjerë borë, përshpejton nga ana e vet shkrirjen e akullit në këto zona, thotë Olmedo.

Antarktis l Vier Frauen sollen abgelegenes Postamt leiten, Port Lockroy Antarktidë, Port Lockroy

Si mund ta stabilizojmë qarkullimin e ujrave

Ndërkohë që reduktimi i madh i emisioneve të dioksidit të karbonit është i vështirë dhe përmirësimi klimatik bëhet ngadalë, disa nga masat për stabilizimin e ciklit të qarkullimit të ujrave janë direkt të realizueshme.

Rikrijimi i moçalishteve dhe ndryshimi i mënyrës së të menduarit në bujqësi dhe metodat e kultivimit me pak ujë dhe ato që nuk dëmtojnë tokën mund të kontribuojnë që toka të marrë sërish më shumë ujë, ta pastrojë dhe ta ruajë atë.

Rinatyralizimi i lumenjve dhe rrugëve ujore mund të kontribuojë po ashtu në riparimin e dëmeve. Kështu prishja e digave dhe mburojave të lumenjve në Europë dhe gjetkë ka bërë që sipërfaqet që kanë qenë të mbuluara me ujë më parë të ngjallen sërish. Këto zona mund të absorbojnë shumë ujë gjatë reshjeve të mëdha dhe mund të mbushin rezervat e akuiferëve.

Schweiz Gletscher KlimawandelImazh nga akullnajat në lartësinë 2800 metra në Zvicër

Qytetet mund të ndihmojnë qarkullimin e ujrave duke e bërë tokën e qytetit më poroze „qytete sfungjer” përdorin sipërfaqe poroze të tokës për të thithur ujin nga rrugët, sheshet dhe hapësirat e tjera, në vend që ta lenë ujin të rrjedhë nëpër kanalizime. Në këtë mënyrë uji i mbledhur mund të përdoret në periudhat e thatësirës, ndërkohë që ulet edhe rreziku nga përmbytjet.  

Mungesë uji për miliarda njerëz 

Qytetet dhe rajonet e Hindukushit dhe Himalajës në Azinë Qëndrore do duhet të marrin masa të tilla vitet e ardhshme për të mbledhur ujin e shtrenjtë, që nuk është në dispozicion gjatë gjithë vitit në sasi të njëjtë. Miliarda njerëz varen atje nga uji i shkrirë nga bora dhe akullnajat e maleve.

Sipas një studimi të Qendrës Ndërkombëtare për zhvillimin e integruar të malësisë në Nepal, International Centre for Integrated Mountain Development, bërë në vitin 2019, pritet që një e treta e fushave me akull të Himalajës të zhduket deri në fund të këtij shekulli. Nëse njerëzit nuk arrijnë të kufizojnë ngrohjen globale në 1,5 gradë Celsius, humbja do të jetë edhe më e madhe.

Pa rrjedhën e vazhdueshme të ujit të shkrirë nga bora dhe akulli, mungesa në rritje e ujit bëhet kërcënuese për miliarda njerëz. Vërtet që uji i akuiferit mund të mbulojë një pjesë të deficitit, por edhe ky ujë do të pakësohet vitet e ardhshme si pasojë e ndryshimit të klimës. Në vendet si rajoni Ladakh në malet Hindukush- Himalaja, rajon që administrohet nga India, shkencëtarët kanë parë dekadat e fundit rënie të sasisë së reshjeve të borës dhe shkrirje të akullnajave. Kështu është bërë më e vështirë të merresh atje me bujqësi.

“Rajoni është ashtu kështu rajoni malor më i rrezikuar dhe i pambrojtur në botë”, thotë Philippus Wester nga International Centre for Integrated Mountain Development. “Ndikimi i krizës së klimës mbi njerëzit këtu fillon me shtimin e motit ekstrem, vazhdon me rënien e prodhimit bujqësor e shkon deri tek shtimi i katastrofave.” /DW

Lexo gjithashtu
Total
0
Share