Pas raportimit se në oborrin e çerdhes Fidani ka një gropë të kanalizimit ku rrezikohen fëmijët, drejtoresha e çerdhes, Gëzime Bakiu menjëherë ka angazhuar punëtor për sanimin e gropës.
Gropa është mbuluar ndërsa fëmijët nuk janë më në rrezik që të lëndohen.
Problemin e kësaj grope që rrezikonte fëmijët teksa luanin aty pranë e alarmoi Tv Klan Maqedoni përmes dy kronikave televizive.