ASH: Se kuptojmë nervozizmin e Alternativës ndaj nesh

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk po arrijnë të kuptojnë nervozizmin e shfaqur kundër tyre nga Alternativa.Nga atje theksojnë se e çmojnë koalicionin që kanë pasur me Alternativën, ndërsa shprehen se i gëzohen çdo suksesi eventual që do të shfaqte Qeveria.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët, nuk po arrijmë të kuptojmë nervozizmin e shfaqur kundër nesh. Ne kemi çmuar bashkëpunimin në koalicionin “Tash është koha” si korrekt dhe frytdhënës deri në momentin që ka përfunduar e njëjta. Subjekti në fjalë, nuk kanë pse të kërkojnë kundërshtarin dhe armikun e tyre tek ne. Ne, si dhe çdo qytetar i këtij vendi i gëzohemi çdo suksesi eventual që do të shfaqte Qeveria dhe çdo institucion që drejtohet edhe nga AAA dhe jo vetëm. Opozita është punë e fisnikshme dhe këtë gjë duhet ta kuptojë çdo subjekt politik. Drejtimi euro-perëndimor i Maqedonisë së Veriut ndër vite është dëshmuar dhe është garantuar nga subjekte të caktuara opozitare, më shumë se sa nga vet Qeveria dhe ASH është dëshmia e gjallë për këtë fakt” thonë nga Aleanca.

Ndryshe më herët partia Alternativa e cila është pjesë e pushtetit thotë se Qeveria nuk ka nevojë për Aleancën për Shqiptarët.

Ndërsa në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kreu i ASH-së Taravari edhe njëherë mohoi të jetë takuar me Ahmetin ose Kovaçevskin për të negociuar për pjesëmarrje në Qeveri./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share