Universiteti i Tetovës pëson disfatë në Shtip
Klubi I Volejbollit Shkëndija e Tetovës ka regjistruar fitoren e dytë se zonale në kampionatin e ri të volejbollit vendor në kategorinë e meshkujve. Në Probishtip ekipi kuqezi që drejtohet nga trajneri Durim Luma pthuajse me gjysmë force shënuan fitore të sigurt kundë ekipit vendas Vesan Probishtip 0-3 në sete 15:25, 17:25 dhe 19: 25.
Pas fitores bindëse në setin e pare, trajneri Luma në lojë inkuadroi volejbollistët e ri të cilët janë e ardhmja e këtij klubi “Lojë e mire e të gjithë lojtarëve, fitorja në asnjë moment nuk erdhi në pyetje dhe tani vazhdojmë punë të përgatitetmi për ndeshjet e radhës” deklaroi trajneri Durim Luma pas kthimit nga Probishtipi. Në xhiron e tretë Shkëndija është nikoqire e ekipi Makedonija Xhio.
Skuadra tjetër tetovare Universiteti Tetovës edhe në ndeshjen e dytë të kampionatit të ri ka pësuar disfatë, kësaj radhe në transfertë nga Universiteti Goce Dellçev në Shtip me rezultatin 3-1 në sete 22:25, 25:21, 25:15 dhe 25:18. “Pas setit të pare të cilë fituam , në tre setet tjera nuk ishim në nivel dhe si pasoj e lojës së dobët pësuam disfatë” tha kapiteni Hamza Veseli pas ndeshjes në Shtip.
Në xhiron e tretë ekipi Universiteti TEtopvës është nikoqire e ekipit Libero nga Shkupi.
Gazetar Shaban Sinani /KlanMacedonia/