Ish-Presidenti kinez nxirret jashtë nga Kongresi i Partisë Komuniste

Ish-Presidenti i Kinës Hu Jintao është nxjerrë jashtë Kongresit të Partisë Komuniste në Kinë teksa mbahej ceremonia mbyllëse.

Në video u pa momenti kur 79-vjeçarit iu afruan disa persona të cilët e shoqëruan për ta nxjerrë jashtë. Në atë moment ai ishte ulur pranë Presidentit Xi Jinping. Hu Jintao i tha diçka Presidentit Jinping, e më pas u afruan dy zyrtarë të cilët e larguan nga salla.

Shpjegime nuk janë dhënë. Ky episod ka tërhequr vëmendjen globale, teksa të gjithë po përpiqen të kuptojnë se çfarë ndodhi. Në rrjetet sociale dhe në media botërore ka shumë pyetje, por asnjë përgjigje.

Vetë ish-Presidenti duket se ngurron që të dalë pasi nuk kupton arsyen.

Hu Jintao ka qenë President i Kinës në vitet 2003-2013. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share