Humbjet ‘shkarkojnë’ Steven Gerrard

Aston Villa nuk toleron anglezin, Pochettino alternativë për pankinen

Humbja 3-0 përballë Fulham i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Aston Vijës, Steven Gerrard. Legjenda e Liverpool u shkarkua menjëherë nga stoli i skuadrës nga Birmingam për shkak të rezultateve negative. Me anë të një postimi zyrtar në rrjetet sociale, një nga klubet më të vjetra dhe të suksesshme të futbollit anglez, konfirmon se menaxheri Steven Gerrard është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm.

42-vjeçari mori drejtimin e Aston Vijës në nëntorin e vitit të kaluar dhe gjatë kësaj periudhe ai regjistroi 40 ndeshje në stol, por pa arritur që të ndihmojë skuadrën për tu rikthyer tek zona e lartë të klasifikimit.

Një shkarkim i cili pritej për shkak se skuadra nuk kishte qënë në ujëra të qeta javët e fundit, ku në 4 sfida grumbulloi vetëm dy pikë. Emri i mundshëm për të marrë vendin e ish-trajnerit të Renxhërs te Aston Vija është Maurisio Poketino.

Argjentinasi është pa kontratë që prej largimit nga Pari Së Zhërme dhe do i pëlqente idea për tu rikthyer sërish në Premier League. Më herët, 50-vjeçari ka drejtuar me sukses Tottenham Hotspur, ndërsa është lakuar si alternativë e mundshme edhe për pankinat e Mançester Junajtid dhe Çelsit. Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share