Giorgia Meloni ka marrë mandatin nga Presidenti italian Sergio Mattarella për formimin e qeverisë së re të Italisë.
Meloni, e cila është tashmë Kryeministrja e re e Italisë, i paraqiti Presidentit listën e ministrave. Bie në sy emri i Matteo Salvinit, ish-ministër i Brendshëm, i cili në këtë kabinet të ri qeveritar do të jetë zv/Kryeministër dhe ministër i Infrastrukturës, si dhe emri i Antonio Tajanit, ish-President i Parlamentit Europian, i cili do të ketë detyrën e zv/Kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm.
Qeveria e re e Italisë do të betohet të shtunën në orën 10:00.
“Me të njëjtën frymë bashkëpunimi i uroj punë të mbarë qeverisë së re, e cila do të betohet të shtunën në mëngjes dhe do të fillojë detyrën”, tha Presidenti i Italisë pasi i dha mandatin Giorgia Melonit për të qenë Kryeministrja e re e Italisë.
/tvklan.al