Vihet për herë të parë në skenën e teatrove shqiptare në Maqedoninë e Veriut “Tri motrat” e Anton Chekhovit.
Ai përqëndrohet në një konflikt midis realitetit dhe iluzioneve. Prozorovët, tri motra dhe një vëlla, të arsimuar dhe të rafinuar, e shpërdorojnë rininë e tyre në një qytet provincial, të paaftë për të ndryshuar jetët e tyre.
Ky është produksioni më i madh i viteve të fundit për Teatrin Shqiptar të Shkupit. Vepra më e etabliar për tu vënë në skenë nga Qëndrim Rijani do të vihet përmes 3 të formave të teatrit.
Kjo është një shfaqje grupore në të cilën do të marrin pjesë 60% e ansamblit të Teatrit e cila së shpejti do ta ketë premierën në Teatrin Shqiptar të Shkupit. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Zana Muhaxhiri Ramadani