India gjobit Google-in me miliona Dollarë

Shkak është bërë abuzimi me platformën Android të kompanisë

Autoritetet në Indi  kanë gjobitur gjigantin teknologjik, Google me 161 milionë Dollarë për përdorim të platformës Android, për të dominuar tregun.

Rregullatori shtetëror i Konkurrencës, ka akuzuar Google-in për nënshkrim të “marrëveshjeve të njëanshme” me prodhuesit e smartphoneve, për të siguruar ekskluzivitetin e shërbimeve duke përjashtuar plotësisht konkurrentët.

Tregjet duhet të lejohen të konkurrojnë sipas meritave dhe barra bie mbi aktorët dominues (në rastin konkret, Google) që sjellja e tij të mos e cenojë këtë konkurrencë sipas meritave”, thuhet në një deklaratë të lëshuar.

Sipas kësaj  deklarate, praktikat që Rregullatori i ka konsideruar të dëmshme, i kanë dhënë kompanisë Google qasje të vazhdueshme mbi  të dhënat e përdoruesve dhe mundësi për reklamim.

Rasti indian është i ngjashëm me atë me të cilin përballet Google në Evropë, ku rregullatorët vendosën një gjobë prej 5 miliardë dollarësh ndaj kompanisë për detyrimin e prodhuesve që të instalonin paraprakisht aplikacionet e saj në pajisjet Android.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share