Qyteti i Shkupit: Sigurohen pagat – NPQ vazhdon me funksionimin normal

“PËRGJEGJËSI – TË DORËHIQET MENAXHMENTI I NDËRMARRJES”

Ndërmarrja Publike e Transportit vazhdon me funksionimin normal, pasi Qyteti i Shkupit, gjeti zgjidhje, siç thonë, për krizën e shkaktuar artificiale në ndërmarrje.

Nga Qyteti i Shkupit kanë bërë thirrje që menaxhmenti i ndërmarrjes, Këshilli Drejtues të japin dorëheqje të parevokueshme nga funskionet për shkak të keqmenaxhimit, nxitjes dhe shkaktimit të kasoit.

Pagat në Ndërmarrjen Publike të Transportit janë siguruar – thonë nga Qyteti i Shkupit, duke kërkuar nga Qeveria dhe Komunat që në afat sa më të shkurtër t`i paguajnë borxhet e grumbulluara milionëshe.

Kryetari I Sindikatës, Miqo Stojanovski, ndërkohë, ka njoftuar se së shpejti të gjithë autobusët do të nisin të qarkullojnë nëpër Shkup. Ky vendim erdhi pasi janë siguruar 2 milionë euro nga buxheti i Qytetit të Shkupit, për funksionimin e Ndërmarrjes së Transportit Publik por edhe për pagat e shtatorit që punonjësit do t`i marrin nga dita e nesërme. /KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share