Ministria për Punë të Brendshme njofton se ka sanksionuar shoferë të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret gjatë ngasjes së automjeteve transportuese.
Gjatë këtij kontrolli 75 automjete transportuese janë dërguar në kontrollim teknik.
“Gjatë ditës së djeshme (19.10.2022) në intervalin kohor nga ora 10:00 deri më 14:00 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret gjatë ngasjes së automjeteve transportuese.
Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 75 automjete transportuese të cilët janë dërguar në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm prej të cilëve në gjendje jo të rregullt teknike kanë qenë 34 edhe atë: 13 për shkak të parregullësisë së pajisjeve për frenim, 9 për sisteme dhe pajisje në gjendje jo të rregullt, 4 për mbingarkim, 1 për shkak të pajsisjes së parregullt të sistemit të ngasjes… Në lidhje me shoferët: 18 shoferë pa të drejtë kanë drejtuar automjetet, dy shoferë kanë drejtuar automjetet edhe përskaj ndalesës së shqiptuar “ndalesë për drejtim të automjetit”
Gjithashtu nga MPB informojnë se gjatë kontrollit janë shqiptuar edhe 94 kundërvajtje tjera të trafikut.
Sipas tyre kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Nga MPB Apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.