Grevistët e NQP-së: Nuk jemi 20 veta por 500

Shkupjanët sot nuk do të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e transportit publik urban pasi sindikatat e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) dje paralajmëruan se prej orës 4:30 në mëngjes autobusët nuk do të qarkullojnë.

Punonjësit e NQP-së të cilët protestojnë kundërshtojnë deklaratën e NQP- të cilët thonë se “Që nga mëngjesi i sotëm, rreth njëzet persona nga LSM,  sindikata e pavarur NQP-së parandaluan drejtuesit e autobusëve të kryejnë rregullisht detyrat e tyre të punës, në kundërshtim me nenin 35 të Ligjit për Ndërmarrjet publike që rregullojnë mënyrën e grevës”.

Në Gjorçe Petrov punonjësit të cilët protestojnë kundërshtojnë deklaratën e Ndërmarrjes së Transportit Publik në Shkup, ku thonë se nuk jemi 20 veta në protestë por 500.

“Sot jemi mbledhur këtu spontanisht nga pakënaqësia nga ekipi menaxhues për mos pagesën e pagës së shtatorit e cila është vonuar pesë ditë nëse e shofim afatin ligjor duhet të paguhet paga deri me 15. Të gjithë nga ora 4 e mëngjesit jemi mbledhur këtu spontanisht dhe protestojmë për pagat. Nuk jemi 20 veta në protestë por 500”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share