Gjendja me gripin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sezoni 2022/2023

Gjatë javë së 41 të vitit 2022 (nga 10-16.10.2022), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 20 raste (I=1,1/100000 banorë) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, që përkon me këtë periudhë të sezonit dhe me mesataren e sezoneve të kaluar, njoftojnë nga ISHP.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik personat e sëmurë janë nga disa qytete të RMV-së edhe atë:

Kumanova – 13, Tetova – 5, Kavadari – 1 dhe Gostivari – 1.

Sa i përket moshës, tek grupmosha 15-64 vjet janë regjistruar 11 persona, nga 5-14 vjet  dhe mbi 65 vjet nga 4, ndërsa nga 0-4 vjet 1 person.

Gjatë javës së 41, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 148 materiale për analiza laboratorike për gripin, nga të cilat 6 nga mbikëqyrja SARI, paralelisht të analizuara edhe për grip edhe për COVID-19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

Deri më tani janë testuar gjithsej 489 materiale, që të gjitha negative për prani të virusit të gripit.

 Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

  • Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
  • Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
  • Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësorë.

Për sezonin 2021/2022, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës.

Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2022/2023 filloi në 19.10.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.

6.000 vaksina shtesë jani siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një komepnsim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share