AUTOBUSËT E NPQ-së PARKOHEN PARA QEVERISË, PUNONJËSIT KËRKOJNË PAGAT
Policë qysh nga ora shtatë e mëngjësit kontrolluan autobusët urban në Gjorçe Petrov pas denoncimit se në autobus do të aktivizohet bombë.
Të gjithë vozitësit dhe punëtorët pranë stacionit kryesor në Gjorçe Petrov ishin dëbuar jashtë.
“Të punësuarit jemi këtu jashta duke pritur. Policia këtu ka ardh? Po prej në mëngjes, para se të vijë në punë këtu kanë qenë. Po bëjnë kontrolle. Nuk e di nuk na lejojnë me hy”, u shpreh një punjonës i NQP-së.
“Vetëm na thanë të dalim por se çfarë po ndodh nuk e dimë. I kanë tërhequr autobusat”,u shpreh një punjonës i NQP-së.
MPB ka arrestuar 28 vjeçarin i cili punon në këtë ndërrmarje si mekanik i cili me email zyrtar ka kërcënuar se për shkak të mospasjes së rrogës planfikon të vendos bombë që do të shpërthente gjatë protestës së sotme.
Drejtori i Ndërrmarjes ka akuzuar sindikalistin Afrim Muça për vendosjen e bombës.
“Turp i madh se si një drejtor të deklaron ashtu, pra nga nesër do të angazhoj avokatë dhe do ta padis për shpifje drejtorin e NQP-së, Aleksandër Stojkovski i cili më ka akuzuar para gjithve këtu, kishte edhe persona zyrtar se unë e paskam vendosur bombën sipas tij, a unë nuk kam asnjë lidhje me këtë gjë, pra më tha Afrim ti e ke bërë këtë do ta shohësh se çfarë do të ndodhë”, deklaroi punonjësi i NQP-së Afrim Muça.
Ndërsa ai përgënjestroi këtë.
“Do ta shof paditjen se për çfarë më akuzon. Një gjë të tillë nuk kam thënë”, deklaroi Aleksandar Stojanovski, drejtor i NQP Shkup.
Ndryshe për vonesën e rrogave sot pati dy protesta njëra para ndërrmarjes publike ndërsa tjetra para qeverisë. Sindikata paralajmëron ndërrprejen e punës prej nesër në qoftë se nuk marrin rrogat. Do të vijë me familjet e tyre nga ora katër e mëngjesit.
Ndërkohë bllokim pati të rrugës me autobusë të parkuar para qeverisë. Prezent ishin drejtori i ndërrmarjes dhe sekretari të cilët nuk patën përgjigjigje se a do të kenë deri sot të punësuarit rroga.
“A do të ketë rroga sot? Procesi i pagesës bëhët me buxhet nuk bëhet me shkrime dhe thënie. Të gjithë kanë obligim ta marrin atë që u takon”.
Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, për kolapsin në transportin publik ka akuzuar Qeverinë dhe vetëqeverisjen lokale, se nuk ka shlyer detyrimet ndaj NPQ-së ndërsa Qeveria përgënjeshtroi se ka borxhe. /KlanMacedonia/
Gazetare: Arbana Q. Klimenta