Bekteshi: Gjitha komunat e vendit kanë kursyer rrymë, por jo dhe komunat e Sveti Nikollës, Haraçinës dhe Gostivarit

Masat e ndërmara nga Qeveria kër kursimin e energjisë elektrike ka dhënë efektet e duhura, kështu njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë prezantimit të analizave për kursiin e energjisë elektrike.

Gjitha komunat e vendit kanë kursyer për 29% energjinë elektrike gjatë shtatorit. Nga 81 komuna, 25 prej tyre nuk e kanë kaluar pragun e kursimit, në fund të listës ishin komuna e Haraçinës, Gostivarit dhe Komuna e  Sveti Nikollës.

“Më së shumti devijojnë Komuna e Haraçinës, Gostivarit dhe ajo e Sveti Nikollës. Këto të dhëna tregojnë se nëse jemi racional dhe nuk shpenzojmë energji elektrike në mënyrë të panevojshme mund të bëhen kursime të mëdha, nëse të gjithë japim kontributin maksimal, secili me përpjekjen e tij personale mund të ndihmojë që me pasoja më të vogla të përballojmë këtë krizë energjetike”, u shpreh Bekteshi.

 Përndryshe, këto masa filluan të zbatohen nga 1 shtatori dhe të gjitha institucionet shtetërore, administrata shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike, ishin të detyruara që të realizojnë konsum të energjisë elektrike duke filluar nga 1 shtatori i këtij citi deri në mars të vitit 2023. Bekteshi mbrëmë njoftoi se Komisionit Evropian, do t’i dërgohet kërkesa për ndihmë direkte për industrinë, si dhe kërkesë për bashkëfinancim të projekteve dhe subvencione për të gjitha amvisëritë dhe kompanitë.  Sipas Bekteshit nga 1 janari me mbështetjen e BE-së do të zgjerohet lista e kategorive vulnerabël./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share