DIPLOMATI AMERIKAN NË PRISHTINË TAKIME ME KRERË TË INSTITUCIONEVE DHE PARTIVE POLITIKE
I shkurtër dhe sipërfaqësor ishte në adresimet e tij emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimeve të ndara që zhvilloi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Escobar vizitoi Kosovën në kohën kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë kur përfundon afati për zëvendësimin e targave serbe në RKS-së, ka ngecje nga pala serbe në zbatimin e marrëveshjespër energjetikë si dhe në kohën kur BE është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ulur sërish në tavolinën e bisedimeve kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksander Vuciq.
Në adresimet ku nuk u lejuan pyetje nga gazetarët duke folur për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-a i jep Kosovës Escobar tha se me kryeministrin kanë diskutuar edhe për dialogun.
”Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovraninetin dhe sigurinë tuaj” – deklaroi Gabriel Escobar, i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Presidentja tha se Kosova është e gatshme ta intenfsifikojë dialogun me Serbinë.
Gabriel Escobar gjatë qëndrimit në Prishtinë ka zhvilluar takime edhe me krerët e partive politike opozitare.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha