Bekim Smaili flet për ndikimin e regjisorit Kumbaro dhe risitë e teatrit të Tetovës (VIDEO)

Bekim Smaili, drejtor i tetatrit të Tetovës në emisionin ”Happy Day” tregon rëndësinë e bashkëpunimit me një regjisor të kalibrit të lartë si Kumbaro. Thotë që është mundësi e madhe për Tetovën dhe kultiurën në vend.

“Ideja ishte që të sjellim një regjisor të përmasave ndërkombëtare, kështu që iu qasëm regjisorit Arben Kumbaro. E takuam në Tiranë dhe për fat të mirë ai pranoi.”

Bekim Smaili, drejtor i tetatrit të Tetovës tregon në intervistë për Happy Day se regjisori Kumbaro ka pasur vetëm një lutje në të shkuar.

“Një lutje kam për ty, tha, këtë shfaqe mos ta vdisni, le të jetë sa më gjatë në repertorin e teatrit”

Drejtori i Teatrit të Teatovës konfirmon edhe njëherë që godina e re do të përfundojë më përfundimin e vitit 2024. Kjo do të ndikojë shumë në jetën kulturore të tetovarëve, shton ai.

“Është faza e dytë që bëhet, është enterieri, skena, kapësirat brenda. Për momentin janë vetëm mure dhe për momentin instalohet rryma uji, e në fund do të vijë skena, ndricimi, zërimi.”

Smaili shton se punimet patjetër të përfundojnë në fund të vitit 2024.

“Sfidat janë të përditshme, kërkesat e momentit kërkojnë të jem shumë aktiv, është vështirë por i qasem me shumë vullnet, jam vetë aktor dhe jam i brendshëm, i kumtoj i di gjërat dhe jam me to” – tha Smaili.

Për një vend që ka mbi 100 mijë banorë, interesi është i vogël për teatër, thotë drejtori Smaili në Happy Day.

“Ne këmi një publikë standard, është numër i madh dhe ne krenohemi më publikun tetovar, mirëpo nga numri i përgjithshëm i popullsisë, rreth 100 mijë, do të duhej të kishim më tepër publik.”

Shfaqja e fundit na emocionoi të gjithë dhe kjo do të na lërë me mbresa, shton Smaili në Happu Day. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share