“Vetëm për të rritur”, TikTok sjell alternativën e re

TikTok po prezanton një opsion “vetëm për të rritur” që do t’i lejojë përdoruesit të bllokojnë fëmijët nga shikimi i videove “live”.

Krijuesit e përmbajtjeve do të pyeten nëse për transmetimin që do të kryejnë duan të shihen nga personat deri në moshën 18 vjeç. Sipas platformës, opsioni do të jetë i disponueshëm në javët në vijim.

TikTok jep si shembull videot humoristike të cilat mund të mos jenë të përshtatshme për të miturit apo kur influencerët dëshirojnë të ndajnë “një përvojë të vështirë”.

Transmetimet vetëm për të rritur janë një nga masat e sigurisë që po merren nga kompania sa i përket videove “live”, pas vëzhgimeve të rrepta se si platformat sociale mund të mbrojnë më mirë fëmijët./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share