Besnik Murati: Në sport financat gjithmonë mungojnë (VIDEO)

Përplasjet në Federatën e karatesë dhe aktivitetet e KK “Shkëndija”

Nënkryetari I Federatës së karatesë në RMV I ftuar në Happy day thotë se asnjëherë nuk ka pasur parregullsi në seleksionime.

“Kam dëgjuar unë këtu, nuk shkon ma I miri, shkon ma I miri, unë mund të them lirisht që 13 vite ta marrim, unë kam qenë gjithmonë o delegat o shef delegacioni në të gjitha kampionatet evropiane, ndërkombëtare dhe ballkanike… ne për seleksionimin e garuesve më të mirë kemi pasur kampionatin shtetëror dhe playoff-in, në bazë të pikëve është zgjedhur dikush” – thotë nënkryetari i Federatës së Karatesë Murati.

Nënkryetari I Federatës së karatesë në RMV I ftuar në Happy day thotë se klubet, nga përvoja e dobët mendojnë se finansat nuk janë saktë të dedikuara, psh, vaucerët duhet të përdoren për sportistët.

“Ti marr shembull klubet e reja, mund të ketë pas keqpërdorime të financave, nga mungesa e informacionit, por një pjesë e tyre të cilët janë gjenerata ime, kanë qëllimet e tyre, duan që të bëhet federate klub” – thotë nënkryetari I Federatës së Karatesë Murati

Brenda këtyre viteve nuk ka pasur përplasje në baza etnike në Federatën e Karatesë në RMV, thotë Besnik Murati, nënkryetar I federatës I ftuar në programin e mëngjesit

“Brenda këtyre viteve përplasje nuk ka pasur, më përpara ka pas, unë pak qenë ai I pari që kam bë përplasje nacionale..para 13-14 viteve” thotë Besnik Murati, nënkryetar I federatës I ftuar në programin e mëngjesit

Kohës së fundit presionet brenda federatës kanë qenë të mëdha, thotë nënkryetari Murati

“Të pakënaqurit, një ditë para kuvendit, kanë dërguar inspektorët nga agjencioni për rini dhe sport të caktojnë klubet kush voton kush s’voton”

Të pakënaqurit në Federatën e karatesë, thotë nënkryetari, kanë përdorur gjithcka të mundshme që ta dëmtojnë imazhin e kryetarit, por argumente nuk ka, shton ai.

“Na kryetar kemi një person I cili sapo ka filluar mandatin, me 7 muaj në krye, realishtë as një darkë nuk mund ta vjedhish”

Murati thotë se për sportin preferon të flasë gjëra positive por kur vjen nevoja duhet të zbardhen edhe problemet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share