Karim Benzema u shpall lojtari më i mirë në botë. E pas marrjes së çmimit të dhënë nga Zidane në ceremoninë e “Topit të Artë”, Benzema u shpreh se ka punuar shumë për të ardhur deri në këtë sukses.
“Jam shumë i lumtur që Ronaldo “fenomeni” është këtu pasi është idhulli im. Është e pamundur që një sulmues tjetër të bëjë atë që ka bërë ai. Nëse do të luaja në një skuadër me Ronaldon, kurrë nuk do kërkoja të luaja unë para tij. Unë jam shumë krenar. Më kujtohet kur isha fëmijë, gjithë puna e pandërprerë dhe për mua ishte një ëndërr. E kam pasur gjithmonë në kokë, më pas gjeta motivimin. Kam pasur modele të mira në jetën time: Zizou, Ronaldo… Është rezultat i punës, stërvitjes, përpjekjes… Por mbi të gjitha është ndjekja e një ëndrre që e kisha në kokë që kur isha fëmijë. Gjithçka është e mundur, për mua ka qenë shumë e vështirë. E kam arritur, nuk ka qenë e lehtë”, ka thënë Benzema./KlanMacedonia