Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 3 ditët e fundit (nga data 14.10 deri më 16.10.2022) janë bërë 953 analiza dhe testime, me ç’rast kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 80 raste të reja
Sipas komunave: Shkup – 60, Prilep – 8, Kumanovë – 5, Manastir, Tetovë dhe Ohër – 2, Makedonski Brod – 1.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (80), janë regjistruar 18 riinfeksione.
Janë regjistruar 118 pacientë të shëruar nga: Shkupi 87, Manastiri 5, Kumanova, Velesi dhe Ohri 4, Prilepi 3, Tetova dhe Kavadari 2, Shtipi, Gjevgjelia, Negotina, Resnja, Berova, Kratovë dhe Krusheva. 1
Gjatë 3 ditëve të fundit (14.10 – 18.10.2022) janë raportuar dy persona të vdekur nga Shkupi (80 vjeç) dhe Gostivari (70 vjeç). Të dy personat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.