Sadio Mane ka komentuar në lidhje me ish-ekipin e tij Liverpool.
Liverpooli nuk e ka nisur mirë sezonin e ri.
‘Reds’ po ngecin me rezultate, andaj pas nëntë xhirosh në Premier Ligë kanë grumbulluar 13 pikë dhe pozicionohen në vendin e tetë.
Pavarësisht kësaj mbrëmë ata arritën të triumfojnë 1:0 ndaj kampionit Manchester City, kështu duke ju shkaktuar humbjen e parë këtë edicion.
E, lidhur me atë takim ka komentuar edhe ish-lojtari i tyre, Sadio Mane, duke thënë se beson që Liverpooli do kthehet në krye.
“Jam shumë i lumtur për djemtë që mundën Cityn. Nuk mund të shikoja sepse ishim në autobus. Unë kam shumë besim te djemtë dhe trajneri se ata do të kthehen në krye”, u shpreh senegalezi.
Mane me ‘Reds’ ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën FA, Kupën Carabao, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube – ndërsa shënoi 120 gola në 269 paraqitje.