Bujar Osmani komenton për paknaqësitë e Talat Xhaferit në mbledhjen e djeshme të BDI-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot gjatë ceremonisë së mbjelljeve të 13 pemëve me rastin e 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës Florian Qehaja, ka komentuar ngjarjet e djeshme në mbledhjen e partisë ku ngeli i revoltuar kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.

”Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi shumë është i kujdesshëm në këtë aspekt, ai nuk vjen as në mbledhjet e kryesisë edhe pse është i ftuar se është antar sepse thotë derisa jam kryetar parlamenti dhe un nuk dua të jem në strukturat partiake. Dhe e keni parë dje se nuk ishte në rendin e parë por deshi të tregoj respekt për postin si kryetar Parlamenti, kërkesa e tij për nënkryetar nga vendi që vjen ishte e drejtë dhe meriton respekt siç thashë secili prej ne vjen nga një vend i vogël dhe duhet ti përfaqësojmë të gjithë” – deklaroi Bujar Osmani.

Kjo pasi mbrëmë në mbledhjen e kryesesisë së BDI-së, Talat Xhaferi kërkoi që të ketë edhe një nënkryetar nga Gostivari gjë që u refuzua nga Musa Xhaferi, ku i revoltuar kreu i Kuvendit e lëshoi mbledhjen. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share