Të gjitha ndeshjet nisin në orën 14:00
Sezoni vjeshtor në Ligën e dytë unike vazhdon sot me ndeshjet e javës së tetë. Ndeshje më interesante dhe më tërheqëse janë takimet në Shkup, Strumicë dhe Tetovë. Lideri në renditjen e tabelës Vardari i Shkupit,në stadiumin ”Hekurana” do të përballet me skuadrën Besa të Dobërdollit, ku vendasit konsiderohen favorit por mysafirët nuk kanë ndërmend të dorrëzohen.
Një ndeshje tjetër ku nuk mund të parashihet fituesi është sfida në Strumicë mes Bellasicës vendase dhe ekipit Voska Sport nga Ohëri që drejtohet nga trajneri Berat Imeri.
Në Tetovë skuadra e Teteksit me trajner të ri do të mundohet të nxjerr rezultat pozitiv në sfidëm me Gostivarin. Arsimi para tifozëve vendas në Çegran do të përballet me skuadra shkupjane Pehçeva, ku shpreson të arkëton tre pikët e radhës. Në ndeshjet tjera takohen Ohri – karaormani i Strugës, Kozhufi me Kamenica Sasa, Detonit Pllaçkovica – Boreci si dhe në Manastir takohen Pelisteri – Ssloga e Vinicës. Të gjitha ndeshjet luhen sot me fillim në ora 14:00
Liga e dytë unike, java e tetë
Pelisteri – Slloga Vinicë
Bellasica – Voska Sport
Teteksi – Gostivari
Vardari – Besa
Kozhufi – Kamenica Sasa
Arsimi – Pehçeva
Ohri – Karaormani
Detonit Pllaçkovica – Boreci
Gazetar: Shaban Sinani /KlanMacedonia/