Mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së ka filluar sot në Tetovë.
E në këtë mbledhje veçse kanë filluar të shprehen pakënaqësitë brenda partiake.
Siç njofton KlanMacedonia, Talat Xhaferi, nuk pajtohet me propozimin e kreut integrist Ali Ahmeti, i cili propozoi Blerimi Bexhetin si Sekretar Organizativ Izet Mexhiti, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli për Nënkryetar.
Talat Xhaferi tha se dega e Gostivarit nuk pajtohet me propozimin dhe propozoi që të ketë edhe dega e Gostivarit nënkryetar. E me propozimin e tij nuk u pajtua Musa Xhaferi.
Talat Xhaferi në shenjë pakënaqësie lëshoi i pari mbledhjen duke dalë jashtë sallës ku po mbahej mbledhja.
Kujtojmë që mbledhje e BDI-së vjen pas letrës së hapur të disa zyrtarëve të kësaj partie që kishin shprehur pakënaqësi nga puna e ministrave të BDI-së në ekzekutiv por edhe për shkak të mosfunksionimit të trupave partiake./KlanMacedonia