Sheqerinska zgjedhet Nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian

Ish-Ministrja e Mbrojtjes dhe ish-Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska, është zgjedhur Nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian.

“Është hera e parë që Partia e Socialistëve Evropian zgjedh në këtë pozitë një personalitet që vjen nga vendi që nuk është anëtar I BE-së. Falënderoj Presidentin e ri, Stefan Loven, për propozimin dhe kolegët për mbështetjen” – ka shkruar Sheqerinska në Facebook.

Në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian në Berlin, Kryeministri shumëvjeçar i Suedisë dhe lideri I socialdemokratëve të atjeshëm, Stefan Loven, është zgjedhur Kryetar I ri I Partisë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share