“Po merret truri”, Rama: Vendet tona duhet të marrin diçka në këmbim

Kryeministri Edi Rama ka thënë gjatë Kongresit të Partive Socialiste Europiane se vendet si Shqipëria janë të gatshme të ndihmojnë vendet si Gjermania që kanë nevojë për mjekë dhe infermierë, por në kompensim ata duhet të marrin një mbështetje.

Kreu i qeverisë u shpreh se shpreson që Komuniteti i ri Politik Europian i krijuar në Pragë të adresojë këto çështje.

Rama tha se e kupton se bëhet fjalë për një treg të lirë, por duhet të ketë një balancim pasi po merret “truri”, pra punonjësit e kualifikuar.

“Ne nuk jemi vende të pasura. Në një anë shikojmë të rinjtë tanë, ata më të mirët që po e lënë vendin tonë, që i lënë vendet tona, që e lënë rajonin tonë sepse nuk kanë të njëjtin akses tek niveli i edukimit të lartë, sistemit universitar në BE. Universitetet e BE nuk kanë krijuar sinergjinë e duhur me universitetet partnere. Ne shikojmë madje që ata që kanë paga të larta, që ne i sigurojmë nga taksapaguesit tanë për t’u bërë doktorë, mjekë dhe infermierë, ata po zhvendosen drejt Gjermanisë. Nuk është e drejtë kjo! Nuk duket e drejtë në kushtet e solidaritetit europian që të shikojmë nga njëra anë universitetet tuaja, të rinjtë që po lihen jashtë sistemit, braktisin vendin sepse duan të bëhen pjesë e sistemit tuaj të edukimit dhe nga ana tjetër, punonjësit e kualifikuar, po merret truri nga vendet tona. E kuptoj që është treg i hapur, një treg i lirë. Duhet të ketë një balancim mes këtyre çështjeve në një farë mënyre për të shprehur në mënyrë reale solidaritetin në sensin që vendet tona duhet të marrin diçka në këmbim. Nëse nuk do të kemi më të rinj gjermanë që nuk duan të bëhen infermierë ne jemi gati që t’i ndihmojmë, por duhet të marrim në kompensim një mbështetje edhe për ne. Nuk mbetet ky proces vetëm në një anë. Shpresoj se ky komunitet i ri politik europian i krijuar në Pragë javën e kaluar, që të mos mbetet vetëm tek tregtia e produkteve ushqimore, por të ketë ushqim për të gjithë. Pra të balancohet distribuimi i produkteve, pra të kemi të mira materiale për të gjithë”, u shpreh Rama./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share