Qëllimi i shfaqjes “Armiku i Popullit” | Emisioni Happy Day

“Vënja e kësaj vepre në skenë, në Teatrin e Tetovës ka vetëm një qëllim. Të zgjojë!”

Kështu e përshkruan regjisori Arben Kumbaro rëndësinë dhe peshën që ka vepra “Armiku i popullit” e autorit Henrik Ibsen e cila është një dramë me karakter social. Në thelb të saj qëndron humbja e vlerave morale të individit dhe shoqërisë. Të ftuar në programin e mëngjesit Happy Day, asistent regjisori Elmir Sejfullahu dhe aktori Arsim Fazlija në rolin kryesor thonë që kjo mundësi që ju dha të bashkëpunojnë më një regjisor të shquar si Kumbaro ishte shansë që të jepet një herë në jetë. “Armiku i Popullit” në Teatrin e Tetovës do përpiqet të flasë për gjëra me rëndësi në jetën e Tetovarëve. Premiera e shfaqjes jepet më 15 Tetor në orën 20 në Teatrin e Tetovës dhe repriza e parë më 21 Tetor, gjithashtu në orën 20./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share