“Vënja e kësaj vepre në skenë, në Teatrin e Tetovës ka vetëm një qëllim. Të zgjojë!”
Kështu e përshkruan regjisori Arben Kumbaro rëndësinë dhe peshën që ka vepra “Armiku i popullit” e autorit Henrik Ibsen e cila është një dramë me karakter social. Në thelb të saj qëndron humbja e vlerave morale të individit dhe shoqërisë. Të ftuar në programin e mëngjesit Happy Day, asistent regjisori Elmir Sejfullahu dhe aktori Arsim Fazlija në rolin kryesor thonë që kjo mundësi që ju dha të bashkëpunojnë më një regjisor të shquar si Kumbaro ishte shansë që të jepet një herë në jetë.
“Armiku i popullit ka filluar që vitin e kaluar kur teatri i Tetovës vendosi të bëjë dy shfaqje në gjuhën shqipe të cilat të dyja do të jenë të autorëve të mëdhenj të letërsisë botërore. Për të sjellë këtë shfaqje u dashtë që të anngazhohet edhe një regjisor i përmasave të vet tekstit dramaturgjik ne jemi të kënaqur dhe te lumtur që patëm mundësi që të punojmë me një regjisor të bagazhit të tillë”, deklaroi për tv KlanM regjisori Elmir Sejfullahu.
“Kisha fat që me zgjodhi për këtë rol ishte një sfide e madhe edhe pse kam përvojë të gjatë në teatër. Ka qenë një proces që ka zgjatur një muaj e gjysmë dhe çdo provë ka qenë e veçantë ka qenë kënaqësi e madhe që jam pjesë e kësaj besoj që publiku do të ngelet i kënaqur pasi flet për problemet që na preokupojnë, ky rol është një rol me një peshë shumë të madhe në vepër që aktorit nuk i jepet rasti i tillë ndoshta mund ti jepet njëherë në jetë”, deklaroi për tv KlanM aktori Arsim Fazlija.
“Armiku i Popullit” në Teatrin e Tetovës do përpiqet të flasë për gjëra me rëndësi në jetën e tetovarëve. Premiera e shfaqjes jepet më 15 Tetor në orën 20 në Teatrin e Tetovës dhe repriza e parë më 21 Tetor, gjithashtu në orën 20.
Regjisori Kumbaro, pasi e ka ndjerë për së afërmi realitetin e Tetovës thote se Tetova është një qytet, ku të gjitha rrugët të çojnë tek Teatri, ndërsa Teatri nuk është një gjë e rëndësishme për jetën e qytetit. Si për të kundërthënë këtë të vërtetë të anashkaluar e të trishtë, “Armiku i Popullit” në Teatrin e Tetovës do përpiqet të flasë për gjëra me rëndësi në jetën e tetovarëve.
Arben Kumbaro është regjisori më me peshë në teatrot shqiptare i cili ka arritur që të shfaqë vepra edhe në skenat ndërkombëtare.
Në këtë shfaqje interpretojnë:
𝑨𝒓𝒔𝒊𝒎 𝑭𝒂𝒛𝒍𝒊𝒋𝒂, 𝑩𝒍𝒆𝒓𝒊𝒎 𝑰𝒔𝒎𝒂𝒏𝒊, 𝑷𝒆𝒕𝒓𝒊𝒕 𝑵𝒆𝒛𝒊𝒓𝒊, 𝑬𝒍𝒎𝒆𝒅𝒊𝒏𝒂 𝑨𝒉𝒎𝒆𝒕𝒊, 𝑺𝒉𝒆𝒒𝒆𝒓𝒊𝒆 𝑰𝒍𝒂𝒛𝒊, 𝑴𝒖𝒛𝒂𝒇𝒆𝒓 𝑬𝒕𝒆𝒎𝒊, 𝑨𝒓𝒈𝒋𝒆𝒏𝒅 𝑯𝒂𝒔𝒂𝒏𝒊, 𝑩𝒆𝒓𝒂𝒕 𝑺𝒂𝒍𝒊𝒖, 𝑺𝒂𝒎𝒊 𝑴𝒖𝒔𝒕𝒂𝒇𝒂, 𝑨𝒍𝒊 𝑸𝒆𝒓𝒊𝒎𝒊, 𝑺𝒉𝒑𝒆̈𝒕𝒊𝒎 𝑩𝒆𝒂𝒅𝒊𝒏𝒊, 𝑯𝒂𝒔𝒊𝒎 𝑴𝒆𝒎𝒊𝒔𝒉𝒊 – 𝑺𝒐𝒑𝒊, 𝑬𝒓𝒎𝒂𝒍 Ç𝒂𝒏𝒈𝒂, 𝑩𝒆𝒌𝒊𝒎 𝑱𝒂𝒉𝒊𝒖, 𝑨𝒓𝒍𝒊𝒏𝒅 𝑺𝒆𝒍𝒊𝒎𝒊, 𝑱𝒆𝒕𝒎𝒊𝒓 𝑨𝒓𝒊𝒇𝒊, 𝑨𝒍𝒕𝒓𝒊𝒎 𝑴𝒂𝒎𝒖𝒕𝒊.
Ass.regjisor: 𝑬𝒍𝒎𝒊𝒓 𝑺𝒆𝒋𝒇𝒖𝒍𝒍𝒂𝒊
Skenografia: 𝑩𝒊𝒍𝒈𝒂𝒊𝒑 𝑲𝒐𝒄̧𝒊𝒔𝒉𝒕𝒆 – 𝑩𝒊𝒈𝒆
Kostumografe: 𝑴𝒆𝒅𝒊𝒏𝒂 𝑯𝒐𝒙𝒉𝒂
Kompozimi muzikor: 𝑩𝒍𝒆𝒓𝒊𝒎 𝑸𝒂𝒎𝒊𝒍𝒊
Performanca muzikore: 𝑩𝒍𝒆𝒓𝒊𝒎 𝑶𝒔𝒎𝒂𝒏𝒊, 𝑳𝒆𝒂𝒓𝒕 𝑴𝒊𝒔𝒊𝒎𝒊.
Pllakati: 𝑵𝒂𝒈𝒊𝒑 𝑰𝒔𝒎𝒂𝒊𝒍𝒊 – 𝑵𝒂𝒈𝒊
/KlanMacedonia/