Tërmeti godet Rusinë, ja sa ishte magnituda

Pamjet e shpërndara në Twitter ditën e sotme (14 Tetor) tregojnë momentin kur një tërmet me magnitudë 5 goditi rajonin Irkutsk të Rusisë. Tërmeti me magnitudë 5 ka pasur si epiqendër ujërat e liqenit Baikal, sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë në rajonin e Irkutsk.

“Sot në mëngjes, 14 Tetor, në orën 08:54 është regjistruar një tërmet, pasuar nga pasgoditje të tjera.  Epiqendra e tërmetit është në ujërat e liqenit Baikal”, thuhet në deklaratë.


Sipas raporteve lokale, tërmeti është ndjerë edhe në rajonet Angarsk, Shelekhov dhe Slyudyansk. Nuk raportohet për humbje jetësh.

Më 20 Shtator, një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi rajonin e Kamchatsk Staryy në Rusi. Tërmeti i fortë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në Detin Bering, në brigjet lindore të Rusisë./tvklan.al

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share