Zelensky kërkon më shumë mbështetje për mbrojtje ajrore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar më shumë mbështetje nga liderët evropianë lidhur me sistemin e mbrojtjes ajrore.

Duke folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Zelensky tha se kapacitetet vetanake të mbrojtjes ajrore “nuk janë të mjaftueshme”.

Zelensky i bëri këto komente pasi aleatët e Ukrainës të udhëhequr nga NATO-ja njoftuan për dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev pas sulmeve raketore ruse, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Gjermania na e ka dhënë këtë mundësi tani…sistemi i parë tashmë është dorëzuar. ShBA-ja ka konfirmuar mbështetjen e tyre me sistemet e reja të mbrojtjes ajrore NASAM. Ne do të donim shumë që mbështetja të ishte edhe më e madhe. Presim hapa të fuqishëm prej Francës dhe Italisë që mund të na ndihmojnë gjithashtu”, i ka thënë ai Këshillit të Evropës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share