SHBA DEKLARON SE DO TE MBROJE CDO PELLEMBE TE TERRITORIT TE NATO-s
Mbretëria e Bashkuar do t’i dhurojë Ukrainës qindra raketa të tjera të mbrojtjes ajrore, përfshirë raketat AMRAAM të cilat janë të afta të rrëzojnë raketa lundrimi.
Britania e Madhe do të dërgojë raketa kundërajrore në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve ajrore ruse.Lajmin e ka bërë të ditur sekretari britanik i mbrojtjes Ben Ëallace.
Raketat “Amraam” janë pajisjet e para ushtarake të dhuruara nga Britania e Madhe, të cilat janë në gjendje të rrëzojnë raketa lundrimi.
Qindra raketa shtesë të mbrojtjes ajrore të llojeve të tjera do të dhurohen gjithashtu, së bashku me më shumë dronë ajror dhe 18 armë të tjera artilerie.
“Sulmet e fundit pa dallim të Rusisë në zonat civile në Ukrainë kërkojnë mbështetje të mëtejshme për ata që kërkojnë të mbrojnë kombin e tyre.Kështu që sot kam autorizuar furnizimin me raketa anti-ajrore AMRAAM në Ukrainë” – tha Ben Ëallace – sekretari britanik i mbrojtjes
Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohuan angazhimin e tyre për të mbrojtur “çdo pëllëmbë” të territorit të NATO-s përpara bisedimeve mes ministrave të mbrojtjes nga aleanca që do të përfshijnë diskutime me dyer të mbyllura .
”Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet.Gjëja tjetër që na keni dëgjuar të themi vazhdimisht është se Shtetet e Bashkuara janë absolutisht të përkushtuara ndaj angazhimeve të nenit të pestë dhe ne jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s” – tha Lloyd Austin – sekretari i mbrojtjes së SHBA-së.
Ndërkohë, NATO do të vazhdojë me stërvitjen e saj vjetore të gatishmërisë bërthamore të quajtur “Steadfast Noon” javën e ardhshme, në të cilën forcat ajrore të NATO-s praktikojnë përdorimin e bombave bërthamore të SHBA me bazë në Evropë me fluturime stërvitore.
GAZETARE: XHUANA LIKA
PAMJET: REUTERS