Macron: Ne nuk duam një luftë botërore, po ndihmojmë Ukrainën të rezistojë në tokën e saj

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur se Franca nuk do një luftë botërore. Presidenti francez Macron në një postim në rrjetin social në Twitter ka shtuar se po ndihmohet Ukraina që të rezistojë në tokë e saj, por q ëtë mos e sulmojë kurrë Rusinë.

Macron ka shtuar se Putin duhet të ndalojë këtë luftë dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne nuk duam një luftë botërore. Ne po ndihmojmë Ukrainën të rezistojë në tokën e saj, të mos sulmojë kurrë Rusinë. Vladimir Putin duhet të ndalojë këtë luftë dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”, ka shkruar Emmanuel Macron në Twitter.

Ky reagim i Macron ka ardhur pasi vendet e NATO-s, aleatë të Ukrainës kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev pasi kryeqyteti ukrainas u godit nga sulmet me raketa. Armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaj, Franca dhe Holanda përfshin raketa dhe radarë. Gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë premtuar që do të forcojnë mbrojtjen raketore të Ukrainës. Një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania është tashmë në Ukrainë./tvklan.al

Lexo gjithashtu

Tërmet në Turqi

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter është regjistruar në Turqinë perëndimore, sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar. Tërmeti…
Më tepër
Total
0
Share