Mbahet ekspozita “Gjithë lotët tanë” (FOTO)

Gjatë ditës së djeshme para një publiku të gjërë në Qendrën multimediale “Mala Stanica” në Shkup, u mbajt ekspozita “Gjithë lotët tanë”.

Ekspozita unike u dedikohet rrëfimeve të viktimave të luftërave në rajon. Njëra nga autoret e këtyre fotografive të kësaj ekspozite, Arbnora Memeti tha se qëllimi i kësaj ekspozite është që të sjellin storje nga e kaluara që shumë pak duam të fliet.

“Në këtë eskpozitë përmes fotografive i kemi sjellë 34 storje nga e kaluara jonë e afërt për të cilën refuzojmë të flasim. Uroj që kjo ekspozitë ta thej akullin, e të ngjallë sadopak njëfarë përgjegjësie te secili prej nesh. Të kaluarën nuk mund ta fshijm e as ta ndryshojmë. Andaj, të fillojmë të flasim për të, të përkujdesemi për viktimat e të ndjejmë përgjegjësi kolektive dhe të ia shtrijmë dorën njëri tjetrit”, tha Abrnora Mehemeti, fotografe.

Në këtë ekpozitë fjalë rasti kishte edhe ish politikani Abedin Zymberi, i cili gjatë luftës së vitit 2001 humbi 10 antëtarë të familjes së tij.

“Dhimbja civile duhet të jet e barabartë për të gjithë pamvarsisht përkatësisë së tyre kombëtare apo fetare, Nuk duhet të lejohet që fëmijët e viktimave civile të luftës të mbeten gjithmonë hakmarrës ndaj asaj që ju ka ndodhë. Lojaliteti ndaj një shteti tregohet me atë se sa një shtet përkujdeset për ta. Unë kam marë iniciativa të ndryshme për pajtim mes pjesmarrësve në konflikt, me që edhe pas luftës jetojmë me një shtet të përbashkët atëherë nuk mund të fungsionojmë të ndarë e në hasmëri”, tha Abedin Zymberi.

Ekspozita përbëhet prej 34 fotografive origjinale, të bëra nga katër fotografë në vende të ndryshme në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Fotografët edhe pse nuk njiheshin më parë arritën të krijojnë një tregim universal, por edhe t’i bashkojnë kujtimet e dhimbshme të njerëzve rëndomtë. Pos Arbnora Memetit, fotograf tjerë të cilët sollën këtë ekspozitë janë Nake Batev, Atdhe Mulla dhe Borislav Pesiç

Ekspozita u organizua nga Aksioni Paqësor, Gragjanske Iniciative, Integra dhe New Social Initiative, me përkrahje nga PAX dhe ICTJ. Kjo ekspozitë rajonale pas Shkupit do të ketë edhe një hapje të tretë dhe të fundit në Prishtinë./ KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share