Është publikuar edhe raporti i progresit për Kosovën ku përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Aty, po ashtu, theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.
Kosova vlerësohet për përshtatjen me qëndrimet e BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në ëort përmendet pajtimi për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve të energjisë dhe për udhëtimin vetëm me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por nga të dyja vendet kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes tyre.
Kritika në këtë ëort ka pasur për legjislativin.Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, përkundër faktit se Qeveria bazohet në një shumicë të fortë”, thuhet në ëort . Situata në veriun e Kosovës, ndërkaq, vlerësohet si “sfiduese”, në veçanti sa i përket “korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes”.
Raporti vlerëson si “të ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të panevojshme”funksionimin e gjyqësorit.
Ndërkohë qeveria e Kosovës është optimiste për një vendim pozitiv lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Një ditë para se të shqyrtohet kjo cështje nga grupet Punuese të Këshillit Evropian ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e se të gjitha institucionet kanë punuar shumë për procesin e liberalizimit të vizave.
”Ajo çka mund të them unë është se gjithçka çka varet nga ne është se jemi jashtëzakonisht optimist dhe kemi punuar për këtë, sidomos Ministria e Punëve të Jashtme, Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe Kryeparlamentari Konjufca” – deklaroi Albulena Haxhiu- Ministre e Drejtësisë.
Ky organizim evropian do të diskutojë një të ashtuquajtur non-paper që do prezantohet aty nga Komisioni Evropian.