Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në një kazino në Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme në një kazino në Tetovë kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë. I njëjti sipas SPB-Tetovë po qëndronte në vendin tonë, ndërsa nuk ishte paraqitur për leje qëndrimi.

“Dje (11-tetor) rreth orës 19:30, në një kazino në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 49-vjeçarin M.H. nga

Republika e Shqipërisë, i cili po qëndronte në zonë i padeklaruar, më pas i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share