Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se sot (11.10.2022), në intervalin kohor nga ora 07:30 minuta deri më 11:45 minuta, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Tetovë janë privuar nga liria pesë persona: D.L.(23), B.D.(18), V.L.(19), L.SH.(24) dhe A.SH.(24), të gjithë nga Tetova, për shkak të dyshimit se drejtpërdrejt kanë qenë të involvuar në dy sulme fizike të denoncuara para dy ditëve (më 09.10.2022).
Në të vërtetë, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë i zbardhi sulmet të cilat kanë ndodhur në rrugë “133” dhe rr. “Bllagoja Toska” në Tetovë, në të cilat një 16-të vjeçar nga Tetova është lënduar me mjet të mprehtë.
Nga MPB informojnë se të pesë personat janë në mbajtje në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.