Nga sot në mesditë do të jetë e kalueshme për qarkullim ura e lumit Kumanovka në rrugën R1204, në aksin Kumanovë – Sveti Nikollë, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Ura në lumin Kumanovka në lagjen Proevcë nga marsi i këtij viti ishte mbyllur plotësisht për qarkullim për shkak të rikonstruktimit.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.