Shpërthimi i urës, Putin akuzon Ukrainën për terrorizëm

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sulmin ndaj urës që të çon drejt Krimesë së aneksuar nga Rusia, duke thënë se ishte një “akt terrorizmi”.

BBC raporton se Putin tha se forcat e inteligjencës së Ukrainës synonin të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë. Ai foli në një takim me kreun e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin.

Ky i fundit tha se në përgatitjen e këtij sulmi kishin ndihmuar qytetarë të Rusisë dhe disa shteteve të huaja.

Zyrtarët thonë se tre persona u vranë nga shpërthimi në urë. Viktimat ishin në një makinë që ndodhej pranë kamionit që shpërtheu.

Kalimi hekurudhor dhe rrugor u hap në vitin 2018 dhe është një rrugë kryesore furnizimi për pushtimin e Ukrainës nga Rusia./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share