“Vendimi, i padobishëm dhe i pamatur“
Sekretarja Amerikane e Thesarit Janet Yellen e ka konsideruar vendimin e vendeve anëtare të OPEC-ut për uljen e prodhimit të naftës si të padobishëm dhe të pamatur.
Disa ditë më parë vendet e OPEC morën vendimin për të ulur prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, vendim ky që solli rritje të menjëhershme të çmimit në bursat ndërkombëtare.
Në intervistën e saj për Financial Times, Janet Yellen gjithashtu kritikoi aleatët pasi sipas saj po tregohen të ngadaltë në dërgimin e ndihmave financiare për Ukrainën.
Tv Klan