Qielli do të dhurojë spektakël dritash

Mijëra shkëmbinj hapsinor do të kalojnë pranë atmosferës së tokës duke dhuruar një pamje mbreslënëse

Në datat 8 dhe 9 Tetor, qielli i natës do të shkëlqejë nga mijëra shkëmbinj hapësinor, ose siç njihet ndryshe shi meteorësh. Përgjatë dy netëve, planeti ynë do kalojë mes miliona shkëmbinjsh të vegjël të akullt të lëna pas nga mbetjet e kometave.

Ndërsa meteoritët do të hyjnë në atmosferën e Tokës, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe kontaktit me oksigjenin, përfshihen nga flakët duke dhuruar një spektakël dritash. Sipas NASA-a ky fenomen nuk përbën rrezik për planetin pasi shumica e këtyre meteoritëve janë në përmasa të vogla dhe digjen në atmosferë para se të arrijnë në sipërfaqen e Tokës.

Meteorët që shohim shpesh në qiellin e natës vijnë nga yjësitë e largëta. Si i tillë, çdo shi është emëruar me emrin e yjësisë nga e ka origjinën. Meteorët që do të shohim mbrëmjen e 8 dhe 9 Tetorit vijnë nga Yjësia e Drakonit.

Fatkeqësisht, ky spektakël nuk do mund të shihet shumë qartë pasi përgjatë dy ditëve, Hëna do të jetë e plotë, duke venitur shkëlqimin e meteorëve.

Shiu i meteorëve ndodh kur Toka kalon nëpër retë e mbeturinave shkëmbore të lëna pas nga krijimi i sistemit tonë diellor apo nga kometat.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share