Shkëndija kundër Bregallnicës kërkon fitoren e parë në Tetovë

NË STRUMICË NËNKAMPIONI SFIDON KAMPIONIN NË FUQI

Të dielën me fillim në orën 14:00, zhvillohen katër ndeshje të javës së dhjetë në Ligën e Parë të futbollit vendor. Derbi i javës konsiderohet ndeshja Shkëndija – Bregallnica, ndërsa në Strumicë, takohen dy ekipet e para nga kamopionati i kaluar Akademia Pandev – Shkupi

Shkëndija, në kampionatin e sivjetshëm, ende nuk e ka shijuar fitoren para tifozëve të saj në Tetovë. “Kuqezinjtë” të dielën përballen me Bregallnicën e Shtipit një skuadër e papërshtatshme për çdo kundërshtarë. Por kësaj radhe kuqezinjt nuk kanë zgjidhje tjetër pos që të arkëtojnë tri pikët.

“Shkëndija është gjithmonë e dënuar për të fituar çdo ndeshje deri  në fund të kampionatit. Shresojë se do të vazhdojmë me këtë ritëm  të ndeshjeve të mira të luajtura dhe normalisht fitorja e dytë radhazi pas asaj në Prilep. Nuk na mbetet gjë tjetër ne do të vazhdojm të punojmë, vazhdojmë të ndihmojmë njëri tjetrin dhe vazhdojmë me fitoret” – deklaroi Ardian Cuculi – futbollist i KF Shkëndija.

Në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë do të përballen nënkampioni dhe kampioni nga sezoni i kaluar Akademija Pandev kundër Shkupit. Në dy takmet tjera Sileksi përballet me Pobedën, ndërsa Skopje me Rabotniçkin.Katër ndeshjet që luhen të dielën fillojnë ora 14:00. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share