Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpul

Liverpuli do të mirëpresë vitin e ardhshëm Eurovision 2023.

Qyteti britanik ia ‘rrëmbeu’ këtë privilegj kandidatit tjetër, Glasgout. Finalja e madhe do të jetë më 13 Maj.

Orkestra Kalush që përfaqësonte Ukrainën ishin fituesit e vitit 2022, por organizatorët, Unioni Europian i Transmetuesve vendosi që nuk do të ishte i sigurt që eventi i ardhshëm të mbahej atje për shkak të situatës së luftës.

Duke qenë se Mbretëria e Bashkuar u rendit e dyta në konkurs, fiton automatikisht të drejtën për të qenë vend mikpritës.

Kjo do të jetë hera e nëntë që Eurovision do të mbahet në Britani./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share