Medaljet e boksit shqiptar

Kalivopulli: Nëse ka më shumë mbështetje, do të ketë edhe olimpike

Kohët e fundit boksi shqiptar ka sjellë medalje nga aktivitetet ndërkombëtarë. Në 2022 Ariol Zeneli dhe Amar Koçi u shpallën nënkampionë Europe për moshat, ndërsa vitin e kaluar Alban Beqiri mori bronz për të rritur në botëror. Presidenti i kësaj federate, Florend Kalivopulli pret sërish medalje nga ky sport.

“Arjol Zeneli synon medalje në botërorin që do të mbahet në Spanjë”.

Kalivopulli thotë se me një mbështetje më të madhe do të kishte më tepër kampe stërvitore dhe rezultate edhe në olimpiadë.

“Nëse do të kemi një fond grant pak më të madh nga qeveria ne mund të bëjmë çudira në ringun olimpik”.

Rivaliteti po rritet edhe në turnetë që po mbahen në Shqipëri ku në kampionatin që do të zhvillohet këtë fundjavë në Vlorë ka disa pretendentë.

“Është Flamurtari ekipi pritës, Vllaznia si gjithmonë dhe Tirana”.

Në këtë kampionat marrin pjesë 13 ekipe dhe shikohet si më i forti i viteve të fundit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share