Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,59% në raport me vendimin e datës 5.10.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 1,746 %, te nafta për 6,212%, te vaji ekstra i lehtë për 5,997% dhe te mazuti për 2,307%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 1,216%.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,024 den/kg dhe do të jetë 51,252 den/kg.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Nga data 8.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 86,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 89,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 94,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,252 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 8.10.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve.
Lexo gjithashtu
VMRO-DPMNE: Korridori 8 dhe 10D, bazë për ndjekje penale për Kovaçevskin dhe Grubin
Fakti që Gjykata Kushtetuese shfuqizoi më parë dispozitën që parashikonte 60 orë punë në javë për ndërtimin e…
14.04.23 11:36
Në Tetovë sot do të ketë spërkatje kundër mushkonjave
Komuna e Tetovës njofton se me datë 26.08.2022 (e premte), në zonën e qytetit të Tetovës do të…
26.08.22 17:38
Nuk ka rast të konfirmuar me linë e majmunit në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim se ka…
11.08.22 15:29